ICO  
 
Pieter Feith ICR/EU Special Representative in Kosovo
© European Parliament/Pietro Naj-Oleari
The EU in Kosovo


Kosovo Government

Plan Propozimi Gjithëpërfshirës

Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës është paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i KB-së me datën 26 mars 2007.  Ky propozim është hartuar nga ekipi i udhëhequr nga Presidenti Marti Ahtisaari, i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe është rezultat i negociatave që zgjatën më shumë se një vit, përfshirë edhe takimet e drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në Deklaratën e Pavarësisë me datën 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës është zotuar plotësisht për zbatimin e kësaj zgjidhjeje dhe ka ftuar pranitë ndërkombëtarë, përfshirë edhe  Zyrën Civile Ndërkombëtare të vendosen në Kosovë dhe mbikëqyrin zbatimin. Më herët, me datën 4 prill 2007, Kuvendi e kishte pranuar Propozimin duke u zotuar që zbatimi i saj do të jetë obligim ligjor.

Kjo zgjidhje përcakton tërë gamën e dispozitave për një Kosovë stabile, të qëndrueshme dhe shumetnike,  cila avancon drejt strukturave euro-atlantike dhe i kontribuon stabilitetit rajonal. Në veçanti, zgjidhja përcakton dispozitat e zgjeruara për komunitetet joshumicë, përfshirë edhe aranzhimet për vetëqeverisje, mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe përfaqësimin demokratik.

Dispozitat e Zgjidhjes tani janë të përfshira në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës me datën 9 prill 2008 si dhe në ligjet vendore pasardhëse. Kjo Kushtetutë është certifikuar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar me datën 2 prill dhe ka hyrë në fuqi me datën 15 qershor 2008.

Shkarkoni Propozimin Gjithëpërfshirës këtu në PDF format.

 

 
 
The International Civilian Office - European Union Special Representative (ICO-EUSR) 2008 Copyright "Blue Building" St. Ahmet Krasniqi PN
(100 metres south of Hotel Adria) 10000 Pristina, Kosovo Tel: +381 (0) 38 20 44 100 (central) +381 (0) 38 20 44 210 (fax) E-mail: office@ico-kos.org