GND
Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën
Pas Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, me kërkesë të udhëheqësve të Kosovës, më 28 shkurt 2008 një grup i shteteve formoi Grupin Ndërkombëtar Drejtues (ISG) shkarko
Shtetet anëtare të ISG-së janë:
Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raporti i gjendjes për ISG-në shkarko
Implementimi i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen - progresi i implementimit shkarko, luteni të shihni përshkrimin e matricës këtu
Përmbledhja e implementimit të PGJS-së nga ICO-ja iu paraqit Grupit Drejtues Ndërkombëtar në takimin e tij të datës 27 shkurt 2009. Lexoni raportin këtu.
ISG-ja ka emëruar Z. Pieter Feith si Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (ICR) për Kosovën.
Qëllimi parësor i ISG-së është që të përkrahë implementimin e plotë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të të Dërguarit Special të OKB-së Martti Ahtisaari të datës 26 mars 2007.
ISG-ja ndihmon në drejtimin e zhvillimit demokratik të Kosovës në vitet e ardhshme. ISG-ja përpiqet që të promovojë qeverisjen e mirë, shumëetninë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Deklaratat e ISG-së
- Deklarata e 28 shkurtit 2008 anglisht, shqip, serbisht
- Deklarata e 17 prillit 2008 shkarko
- Deklarata e 22 majit 2008 shkarko
- Deklarata e 30 qershorit 2008 shkarko
- Deklarata e 21 nëntorit 2008 shkarko